Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 08:43

Victoria Beckham është emëruar ambasadorja e vitit për fushatën e Britanisë së Madhe. Dizenjuesia 38- vjeçare  tregon se sa krenare është për vendin e saj, si dhe zbulon sekretin që burri i saj David Beckham nuk di të kërcejë.

Zonja Beckham tregon rreth pasionit të saj për modën dhe qëllimin e projekteve të saj.

“Unë gjithmonë kam dashur të punoj në botën e modës. Kur m’u dha mundësia e pranova me gjithë qejf. Unë dua që të fuqizoj gratë, dua që t’i bëj ato të ndihen mirë me veten e tyre dhe që të jem në gjendje që t’ia arrij qëllimit tim. Duhet ta bëj këtë në Londër”, është shprehur ajo.

Sekretaria e Kulturës Britanike, Jeremy Hunt ka thënë, “Ne kemi disa talente të pabesueshme të modës Britanike, për të cilët ne mund të jemi krenar. Duke filluar nga projektuesja e veshjeve dhe dasmave mbretërore Sarah Burton tek ambasadorja Victoria Beckham, dizenjuesia britanike një ndër më të mirat në botë”.

Victoria tregon mendimin e saj për muzikë britanike, rrëfen faktin se burri i saj nuk di të kërceje mirë. “Unë e dashuroj muzikën, Davidi po ashtu, por ai nuk di të kërcejë! Dua të them… është e pabesueshme me gjithë këto talente muzikorë që janë zbuluar ndër vite si : Stone Roses, Oasis, Beatles, Spice girls, Adele. Jam krenare që jam britanike, më pëlqen të jetojmë në Amerikë, por Davidi, fëmijët dhe unë kemi lindur dhe jemi rritur në Britani dhe jemi shumë krenar për këtë gjë”, ka thënë Victoria duk e mbyllur intervistën e saj. (LajmeShqip.com)