Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 20:17

Indi – Një 12-vjeçare i dha fund jetës në tentativën për t’i dhuruar organet babait dhe vëllait të saj. Por, fatkeqësisht trupi i saj u dogj para se të zbulohej letra e vetëvrasjes me dëshirat e saj të fundit.

Vajza e vogël kishte arritur në konkluzion se vetëvrasja ishte e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Familja nuk mundej të përballonte shpenzimet e një syri për babanë për t’i shpëtuar shikimin dhe një veshke për vëllanë që ti shpëtonte jetën.

Mumpy Sarkar vrau veten në datë 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qenë se letra u zbulua tepër vonë.

Sipas letrës vajza i kishte kërkuar edhe motrës të bashkohej me të në planin e vetëvrasjes, por ajo i kishte qeshur në fytyrë dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas ajo piu një pesticid dhe i dha fund jetës, me shpresën se vdekja e saj do të shërbente për të ndihmuar familjen fatkeqe.