Është dimër dhe çdokush nga ne ëndërron për ditët e ngrohta të verës, për plazhin, për rërën e ngrohtë…
Për të na shtuar më tepër dëshirën për stinën e ngrohtë, na ndihmon edhe shtëpia e modës Sauvage duke nxjerrë në treg koleksionin e rrobave të banjës ‘Verë 2012’.
Stili i tyre është më i veçanti që mund të keni parë ndonjëherë! Modelet variojnë dhe sigurisht ngjyrat janë shumë të ëmbla dhe ekzotike.
Një nga surprizat më të mëdha të këtij koleksioni është super modelja e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, e cila ka pozuar me këto stilime duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë me rrezëllitjen e saj.
(LajmeShqip.com)