Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 11:13

Tea feston ditëlindjen, Veseli është aty për t’ia ndrequr ditën.

Fituesi i Big Brother 8 Vesel Kurtishaj dhe Tea, banore në po të njejtin edicion pas një marrëdhënie të komplikuar brenda shtëpisë i kanë qartësuar gjërat jashtë dhe po shijojnë muajt e parë në lidhje.

Pas pushimeve të kaluara në Turqi, çifti çdoherë e më shumë ekspozohen në jetën publike dhe rrjete sociale duke ndarë me fansat momente të përbashkëta.

Sot me rastin e ditëlindjes së Teas, Veseli ka vendosur që të surprizojë të dashurën me një darkë romantike.

Në foton e postuar në Instagram, djaloshi nga Prizreni ka vendosur të jetë fjalëpak duke potencuar një urim të shkurtër, por me gjeste shfaq mjaft sepse e trajton Tean si princeshë.

Kjo e fundit është shprehur se falë Veselit ditëlindja i është bërë edhe më e bukur.

Ndryshe, gjërat për çiftin tash kur Veseli është zhvendosur në Tiranë për ‘Dance with Me’ tingëllojnë më të lehta pasi pengesa e distancës nuk ekziston më.