Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 12:30

Këngëtarja simpatike Vesa Luma, e cila pëlqehet për muzikën që bënë, ka treguar se ka edhe një talent tjetër.

Derisa të gjitha këngëtaret e shohin të nevojshme të angazhojnë kreator e dizejnator të ndryshëm për fustane, Vesa tregon se mjafton vetëm pak imagjinatë dhe fustani është gati.

Kështu ka shkruar Vesa përbri kësaj foto që ka postuar në facebook “Skeni nevoj per dizenjera, pak imagjinate dhe fustani eshte gati”.

Ndoshta këtu Vesa e ka pas fjalën për fustanet e zakonshëm, pasi në përgjithësi për veshjet skenike të Vesës kemi parë të kujdeset kreatori Valdrin Sahiti.