Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 08:28

Këngëtarja Vesa Luma dhe i fejuari i saj, reperi Big Basta, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sarandë.

Në rrjetet sociale është publikuar fotoja e ceremonisë, në të cilën shihet çifti i ri.

Mbrëmë, Vesa në një postim të veçantë në Instagram, njoftoi se ceremonia do të mbahej sonte.

“Nesër një ditë e madhe për mua dhe gjysmën time Big Basta… Saranda dhe kjo Kala është ajo që i dha vulën dashurisë sonë vite më parë… Po e ndaj me ju këtë moment të bukur sepse keni qenë edhe ju një arsye e fortë që ne dy të vijmë deri në këtë pikë. Kemi nderin dhe kënaqësinë sepse kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka do të jetë ajo që do të kurorëzojë ligjërisht lidhjen tonë… dhe në këtë Kala, që do të jetë e mbyllur nesër, do të jenë pranë nesh njerëzit që na kanë qëndruar afër gjithmonë!”, ka shkruar këngëtarja të premten në mbrëmje në Instagram si përshkrim të një fotoje nga Kalaja e qytetit.

Vesa ka dërguar edhe një mesazh për fansat e çiftit duke thënë se pavarësisht se do të jetë ceremoni e mbyllur, ajo do të mundohet të ndajë momentet e bukura bashkë me ta.