Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 08:31

Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja kosovare Vesa Luma dhe hip-hop artisti nga Shqipëria, Big Basta, kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.

Çifti është në përgatitjet e fundit për dasmë, që, sipas burimeve të emisionit Express të KTV-së do të mbahet më 12 shtator.

Vesa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale që kanë nxitur spekulimet për martesën e saj, por ajo ka preferuar të mos tregojë detajet rreth dasmës. Megjithatë, një burim i afërt me çiftin, ka bërë të ditur se ceremonia martesore do të mbahet në Sarandë.

Çifti ishte fejuar në vitin 2012 në Paris.