Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 17:20

Vesa Luma ka publikaur videoklipin e ri në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Big Basta.

Kënga titullohet “Nuk do të flejmë” dhe është punuar sigurisht nga vet Big Basta, i cili është përkujdesur që kjo këngë të merr kredencialet e një hiti qysh në orët e para të lansimit.

Videoklipin shumë të bukur e ka punuar UrbanGraphics, që shfaq çiftin në formën e tyre më të mirë në një ambient veror dhe shumë seksi.

Ky është videoklipi i radhës nga Vesa Luma, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “24 Orë”.