Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 13:16

Finesa dhe sensualiteti janë detaje lehtësisht të dallueshme në koleksionin e ri që ka prezantuar ‘Versace’. Një shfaqje plot emocion për Donatella Versace, e cila u kthye të jetojë me të vëllain në hotelin Ritz të Parisit pas 8 vitesh.

“Ka qenë një mbrëmje e ngarkuar emocionalisht për mua dhe m’u desh shumë guxim për të marrë vendimin e duhur”, tha ajo. Në vendin e parë për të parë këtë paradë ishin të ftuar personazhe të famshëm si Christina Hendricks, Fan Bingbing, Pierce Brosnan, Lea Michele, Mathew Morrison. Kjo listë u zbulua nga Christina Hendricks e cila ka qënë pranë Donatellës gjatë punës së saj për organizimin e kësaj parade.

Shumëllojshmëria e veshjes femërore, e punuar me pëlhura të lehta, një përzierje e ndjenjës së vetëbesimit dhe sensuales, i dhurojnë femrës një pamje mjaft tërheqëse për syrin vëzhgues. Këshilla më e mirë për të ndërruar stilin tuaj të veshjes do të ishte “Mos vishni asnjëherë rroba të cilat nuk ju bëjnë të ndjeheni si një perëndeshë”.

(LajmeShqip.com)