Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 11:44

Vera Ora, nëna e këngëtares Rita Ora, ka treguar se sa ‘cool’ është.

Shqiptarja që ka rritur yllin botëror vazhdon të mbetet një nënë e hareshme dhe grua ‘cool’.

Vera herë pas here komenton në mënyrë komike sjelljet e vajzës së saj si në Instagram ashtu edhe në Twitter, e  madje edhe ‘konkurron’ me të, transmeton lajmi.net.

Këtë herë Vera ka pozuar me një palzë syze të bardha, me të cilat është shfaqur Rita së fundmi në performancën në Atlanta, dhe zonja Sahatçiu duket shumë moderne.

Vera ka pyetur ndjekësit e sa se kujt i rrinë syzet më mirë e në këtë rast vjen shprehja: ‘më e mirë e ëma se e bija’.