Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 09:31

Nëse do të dallohesh në jetë, të kapërcesh nivelin e ambientit shoqëror në të cilin je i burgosur aktualisht, të dominosh të tjerët në vënd që të jesh një shërbëtor i përjetshëm, mbi të gjitha vendose vetë veten mbi të tjerët.

Vlerësoje veten më shumë se të gjithë, syno të bëhesh një nga njerëzit më të mëdhenj të kohës tënde, përfytyroje veten vazhdimisht në një post komandues.

Pozicioni që ti do të arrish të fitosh në shoqëri është ai që ti ndjen, deri në kohën që do mundesh e do duash ta arrish.

Duke menduar shumë e në mënyrë të pandërprerë për energjinë, ka mundësi të bëhesh energjik; duke menduar në mënyrë të palodhur për bukurinë, ti brumos një mentalitet e një temperament prej artisti; duke menduar me bindje të thellë e me entuziazëm të papërmbajtur për ambicionin, ti bëhesh i aftë të përfaqësosh në rrethin e hierarkive më të larta shoqërore një pjesë në planin e parë.

Nëse mendimi yt dominues është “të arrish sukses”, të gjithë përbërësit e personalitetit tënd, të inteligjencës tënde, të instinktit tënd do të ndikojnë drejt këtij mendimi, do t’i nënshtrohen me ëmbëlsi, do të forcojnë me ndihmën e energjive të tyre të shumëfishuara e do të marrin nga ai një gjurmë të vetme. Ti do të bëhesh në këtë mënyrë tipi ideal i njeriut të prirur për sukses: i vendosur, agresiv e i tmerrshëm. (LajmeShqip.com)