Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 08:27

Vëllau i këngëtares Rihanna, Rorrey, ka thënë se motra e tij dhe Chris Brown kanë kaluar shumë mirë dhe kanë qenë si “shpira binjakë”, mirëpo nuk e di se çka ka ndodhur me ta.

Rihhanna dhe Chris janë ndarë për herë të dytë në fillim të këtij viti mirë që të dy e kanë mbajtur në heshtje gjithë përfundimin e lidhjes së tyre.

“Ka kohë që nuk flas vërtetë për këtë me motrën time dhe nuk e di nëse ata janë apo nuk janë bashkë. Unë vetëm di të them se ata ia kalonin shumë mirë me njëri tjetrin. Ata ishin si shpirta binjakë për njëri tjetrin dhe ishin shumë shumë të lidhur me njëri tjetrin”, ka thënë vëllau i Rihannës.