Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 12:47

Eliza Dushku ka pozuar në një gëzim familjar. Bëhet fjalë për dasmën e vëllait të saj, Nate. Por, veçantia e kësaj martese është se vëllai i aktores së Hollywood¬it është martuar me një mashkull.

 Ka qenë vetë aktorja që përmes Instagram ka njoftuar se martesa tashmë është zyrtare. Nate Dushku është i njohur si aktor në role të vogla dhe bashkëpunëtor në disa projekte me motrën e tij. Sa për mashkullin që i ka marrë zemrën Nates, ende nuk dihet gjë.