Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 11:30

New York City – Një kaskader ka vdekur gjatë xhirimeve të filmit të ri të Batman-it “The Dark Knight Rises”. Lajmin e ka konfirmuar dje zëdhënësi i kompanisë Warner Brother.

(Foto 1: Momente gjatë xhirimeve të “The Dark Knight Rises”.)

Kaskaderi, emri i të cilit mbahet anonim, ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër, gjatë orarit të pushimit mbas xhirimeve të skenave të tij.

Mësohet se autoritet kanë ivestiguar menjëherë dhe se kanë verifikuar shkaqet natyrore të vdekjes.

Kjo tragjedi ka shkaktuar një impakt të madh për shkak se edhe në vitin 2008 aktori Heath Ledger vdiq në moshën 28 vjeçare pasi kishte përfunduar xhirimin e filmit “The Dark Knight” (filmi u publikua pas vdekjes së tij).

(Foto 2: Heath Ledger përpara se të vdiste.)

Në një projekt tjetër të Warner Brother, Hangover 2, një kaskader tjetër përfundoi në koma për shkak të përplasjes së kokës gjatë xhirimeve.

Asnjëri prej aktorëve hollivudian nuk ishte prezent gjatë vdekjes së kaskaderit. Aktorët në rolet protaganistë do të jenë Christian Bale, Tom Hardy dhe Anne Hathaway. (LajmeShqip.com)