Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 21:17

Vajza e ‘keqe’ e Amerikës, shpesh herë paralajmërohej nga ish e dashura e saj Samantha Ronson, që nëse nuk i vinte jetës së saj disa rregulla do të përfundonte si këngëtarja problematike.

Një paralajmërim që u kthye në një shok të vërtetë për Lindsay-n.

Miqtë e saj theksojnë se të gjitha revistat amerikane që kanë përmëndur shuarjen e Amyt, i kanë përcjell mesazhe alarmi edhe aktores.

Ajo kur ka marr vesh për vdekjen e Amyt, ka filluar të qaj dhe të ulërasë, gati e paaftë për të folur. Vëllai i ish të dashurës së saj ka qënë një nga producentët e albumit “Black to Black”, dhe ka qënë pikërisht Samantha që e ka informuar Lohanin për shuarjen e këngëtares.

Mund të themi që kjo mund të quhet si një shuplakë virtuale për Lohan, përpara se të jetë bërë vonë edhe për të. (LajmeShqip.com)