Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 12:38

Vogëlushja 5 vjeçare Shiloh ka për prindër dy nga njerëzit më të pashëm në botë. E përshkruar deri më sot si shëmbëlltyra e nënës së saj Angelina Jolie, me buzët e plota dhe buzëqeshjen karakteristike, gjithçka bie poshtë vetëm me zbulimin e një fotoje të re.

Një fotografi e nxjerrë nga galeria e fotografive të babait të saj Brad Pitt kur ishte 8 vjeçar, tregon një ngjashmëri të paparë me të. Hunda, syri, vetulla, mjekra dhe flokët identike me Brad Pittin!

Shiloh pa dyshim që është varianti i ri i Brad Pitt, por në gjininë femërore. (LajmeShqip.com)