Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 11:05

Para dy vitesh ishte një rastësi që këngëtari i njohur kosovar Valton Krasniqi u takua me këngëtaren Emmy (Elsina Idershai). Ata realizuan këngën “Rastësisht u pamë” me njё klip tё xhiruar në aeroport, i cili u pëlqye shumë, duke e bërë të njohur këngëtaren e re. Që nga 1 Marsi, Emmy nuk jeton më dhe kёngёtari rrёfen për remix-n e këngës “Rastësisht u pamë”, që ia kishte dërguar ta dëgjonte vetëm një ditë para ndarjes së saj fatale nga jeta në moshën 21- vjeçare. Meqёnёse kёnga e tyre kishte patur shumё sukses, Emmy kishte dёshirё qё ta paraqisnin edhe nё variantin mix qё tё ishte i pёrshtatshёm edhe nёpёr klubet e muzikёs.

Por ky nuk ёshtё i vetmi plan i parealizuar. Valtoni ka shkruar edhe njё duet tё cilin duhej ta ndanin bashkё, demo tё cilёn fatkeqёsisht ajo nuk arriti ta dёgjonte. Kёngёtari shprehet: “Demon e kam ende dhe shpresoj ta realizoj me një këngëtar tjetër, pasi është zhanri i muzikës “club”. Do të jetë një këngë që unë kam menduar t’ia dedikoj Emmy-t. Në atë melodi dhe ato vargje do të mishërohet kujtimi për atë vajzë”.