“Vallja e verës” është kënga më e fundit e artistit nga Shqipërisë, Klajdi Haruni, të cilën sapo e ka lansuar në Youtube me videoklip.
Projekti është punuar nga Flori Mumajesi, ndërsa për tingujt e ëmbël të klarinetës janë përkujdesur Taku dhe Aleksandri.
Vet artisti tha se kënga i ngjan një historie origjinale verore, histori kjo që do t’ju sjell ndërmend kujtimet e verës aq natyrshëm.
““Vallja e verës” është kënga dhe video ime më e re. Një histori shumë origjinale verore, në një fshat aq të bukur sa Lini. Një histori e cila të sjell ndërmend kujtimet e verës aq natyrshëm”, ka thënë Haruni, raporton Koha.net.
Ai ka falënderuar personin që i dha jetë kësaj kënge, “që e krijoi me aq shumë dëshirë e dashuri, atë që i dha shpirt nga shpirti i tij këtij projekti në çdo detaj – Flori Mumajesin, ustain Taku për notat plot ndjenjë të klarinetës gjithashtu Aleksandër i cili e ka përcjellë aq bukur e aq natyrshëm çdo notë, emocion e fjalë të këngës në video”.
“Falënderoj të gjithë ata miq e shokë që u bënë pjesë e videos të cilët i dhanë plot energji pozitive. Shpresoj t’iu pëlqejë të gjithëve”, ka përfunduar Klajdi Haruni.