Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 18:59

Kanë kaluar gati 20 vjet që kur Valbona Selimllari pati fatin të shijonte kurorën e parë të Miss Shqipëria.

Megjithëse vitet kanë kaluar duket se për të asgjë nuk ka ndryshuar! Me të njëjtën bukuri dhe sharm ajo do t’i rikthehet ekranit të televizionit “VizionPlus”, duke i bërë në këtë mënyrë konkurencë të gjitha imazheve femra që televizionet i kanë shpallur njëri-tjetrit.

Hera e fundit që ajo u shfaq në ekran ishte përpara 7 vitesh, në spektaklin “C’est la vie” në TV-Klan ku provoi sfidën e të kënduarit. Kësaj here ajo do të vij si prezantuese në programin “Nga e para”, ku formati i këtij programi konsiston në një skuadër arkitektësh të cilët i ndërrojnë imazhin një shtëpie brënda 4 ditësh.

Si imazhi i qendrës tregtare “City Park” dhe imazh i një firme të njohur në Shqipëri, me një portret shumë familjar dhe të këndshëm, jo pa qëllim është menduar që ajo të rishfaqet në këtë sezon të ri me këtë program televiziv, të parealizuar më parë. (LajmeShqip.com)