Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 10:17

Ashley Davisson nuk e kishte menduar kurrë që njeriu që do të dëshironte dëshpërimisht të ishte i pranishëm në dasmën e saj, të mungonte!

Teksa nëna e saj Patty ishte diagnostikuar me kancer që në vitin 2009 dhe ai tashmë kishte mbërritur në stadin e katërt, ajo nuk kishte më kohë për të pritur që ta lumturonte nënën e saj duke e parë nuse.

Dasma ishte planifikuar në 6 maj por gjëndja shëndetësore e Pattyt ishte përkeqësuar shumë dhe të lëvizte nga shtrati i spitalit ishte e pamundur. Por, vajza e saj Ashley dëshironte që t’i falte nënës së saj një ditë të lumtur në ato ditë të fundit agonie që i kishin mbetur. Kështu asaj i lindi idea që ajo ta ndiqte të gjithë ceremoninë martesore nëpërmjet Skype-t.

Nëna e saj e ndoqi të gjithë ceremoninë, e shoqëruar nga disa shoqe të saja që kishin qëndurar për t’i bërë shoqëri. Kur vajza e saj i kishte shkëmbyer premtimet, shkoi të fliste në Skype me nënën e saj përpara se t’i kthehej festës me dasmorët. Në fund të festës, laptopi u la në sallon dhe të gjithë njerëzit që largoheshin nga salla përshëndeteshin me të dhe e uronin për vajzën e saj, pavarësisht se ngjarja në vetvete ishte mjaft e trishtë.

Patty 54-vjeçare u nda nga jeta vetëm tre javë pasi gëzoi ta shihte vajzën e saj të martohej me njeriun e ëndrrave. Falë Skype-t, Ashley pati mudësi që ta ndante këtë ditë edhe me nënën e saj. (LajmeShqip.com)