Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 11:27

Vajza e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, trashëgimtarja e vetme e pasurisë së saj, tani që mbërriti në moshë madhore për të vendosur mbi jetën e saj, gjëja e parë që ka zgjedhur të bëjë është mohimi i të atit dhe mbiemrit të tij.

Tabloidi amerikan TMZ ka deklaruar se Bobby Kristina ka mohuar të mbajë mbiemrin e babait të saj Bobby Brown. Tashmë vajzën në moshë madhore, vetëm disa proçedura zyrtare e ndajnë për të marrë mbiemrin e nënës së saj, Houston. Sipas këtij tabloidi 19-vjeçarja dëshiron të shkëpusë çdo lidhje me babain e saj biologjik, të cilin thuhet se nuk e ka dashur asnjëherë pranë. Thuhet se këtë dëshirë për ndërrim të mbiemrit, Bobby Kristina ia kishte shprehur me kohë Whitney-t, e cila nuk e kishte përkrahur kurrë.

Por tani që këngëtarja Whitney Houston u shua më 11 shkurt, vajza e saj është e vendosur ta përmbushë ëndrrën e saj, atë të të qënit Kristina Houston. Nuk bëhen me dije detajet se kur do ta marrë zyrtarisht mbiemrin e së ëmës, por thuhet se gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe se ajo po i ndjek me shpejtësi të gjitha proçedurat.

Intervista e parë dhe e vetmja që ka dhënë deri tani Kristina, që mbas vdekjes së nënës së saj, ka qenë në emisionin e Oprah Winfrey Show. Me çiltërsi ajo është shprehur:

“Ajo është përherë me mua. Ka një shpirt të fortë që më bën ta ndjej pranë meje në çdo kohë”.

Ndër të tjera ajo ka kujtuar: “Një natë përpara se të ‘ikte’ ishim bashkë. Fjeta në krahët e saj, sikur ta kishim ndjerë që do të ishte hera e fundit që do të flinim bashkë”. (LajmeShqip.com)