Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 13:20

Kohëve të fundit, Suri Cruise ka qenë vogëlushja më e fotografuar në botë.

Por kësaj here ajo nuk ka qenë në humor për t’i buzëqeshur paparacëve!

Bukuroshja 5 vjeçare, që ishte në krahët e nënës së saj Katie Holmes, i është hakërryer fotografëve duke i përqeshur fotografët me një mimikë frikësuese (sipas saj).

Por paparacët nuk janë trembur me  përqeshjen e saj të parë dhe ata kanë vazhduar ta ndjekin edhe më gjatë!

Megjithëse për herë të dytë i ka përqeshur duke i ulëritur sikur të ishte një luan, vogëlushja dukej sërish e mrekullueshme. (LajmeShqip.com)