Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 11:20

Bobbi Kristina nuk ka shumë kohë që ka dalë nga spitali dhe arsyeja është vdekja e nënës së saj.

Bobbi Kristina u shtrua në spitalin Cedars Sinai Medical Center, pasi menjëherë mbas mësimit të lajmit për vdekjen e nënës së saj, asaj i kanë rënë të fikët dhe ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje.

Një burim jozyrtar rrëfen se Bobbi Kristina ka qenë në hollin e dhomës së hotelit teksa e ëma ndodhej në banjë dhe se ka shpërthyer në ulërima histerike duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur nënës së saj.

Bobbi Kristina është fëmija i vetëm i Whitney Houston nga martesa e saj 15-vjeçare me Bobby Brown. Çifti ishte divorcuar që në vitin 2007. (LajmeShqip.com)