Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 14:35

Nju-Jork – Mënyra më e thjeshtë për të lehtësuar inflamacionin e sinuseve është inhalimi i avullit të ujit dhe vajit, uthulla e mollës është e shkëlqyeshme si preventivë, ndërsa lagështuesit e ajrit do të parandalojnë kthimin e infeksionit.

Shumica e antibiotikëve kanë efekt shumë të vogël në qetësimin e simptomave të inflamacionit të sinuseve, sëmundjes posaçërisht të shpeshtë në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, ka treguar studimi i mëhershëm i shoqatës mjekësore amerikane. E para gjë që duhet të bëni është të identifikoni shkaqet e problemeve tuaja me sinuset. Shkaku mund të jetë bakterial ose inflamacion virusal, por edhe alergji.

Uthulla e mollës është një nga aleatët më të njohur në luftën me inflamacionin e sinuseve, ndërsa mund të përdoret edhe para se të ndodhë infeksioni, si edhe tek riniti alergjik. Më së shpeshti përzihen dy lugë të çajit të uthullës së mollës me dy decilitra ujë dhe pihen sapo të zgjoheni nga gjumi, por në rastin e infeksionit më të rëndë mund të pihet edhe disa herë në ditë.

Uthulla do të stimulojë pastrimin e sinuseve, për ç’arsye sekrecioni do të ndryshojë ngjyrën dhe dendësinë, që të mund të dalë më lehtë. Uthullën e mollës mund ta vendosni edhe në sprejet për hundë, të cilët përzihen me ujin në raport 1:10. Po ashtu, në sezonin e infeksioneve të sinuseve, përdorni më shpesh uthullën e mollës në përgatitje të shujtave si mënyrë e shkëlqyeshme preventive. (LajmeShqip.com)