Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 07:36

Shtёpia e tyre ёshtё e mbushur me shkarravina… shkarravina dashurie!

Tё dёgjodh Demi Moor teksa flet pёr martesёn e tyre ngelesh pa fjalё. Ushton Kutcher ёshtё njё romantik i tillё, qё çdo grua do e kishte dёshiruar.

“Nёse vjen nё shtёpinё tonё do tё gjesh shёnime tё ngjitura nё vёnde tё ndryshme. Janё dedikime dashurie, mesazhe inkurajimi ose thjeshtё mendime qё Ushton m’i dedikon shpesh. Madje disa prej tyre kanё shtatё vjet qё rrinё tё palёvizur!”, u shpreh Demi pёr gazetaren Morgan Pierce.

E pyetur nёse mund tё zbulonte ndonjё prej dedikimeve mё tё preferuara, ajo u mendua pak dhe tha se preferon t’i mbajё private. Ndёrsa Kutcher duke bёrё shaka e mbron veten: “Mё mirё tё bёsh dedikime se sa unaza diamantёsh”, duke thёnё se nuk i vjen mirё qё kёto gjёra t’i ndajnё edhe me publikun.

Ushton mos u vёr nё siklet. Pёrveçse qё fansat do tё tё adhurojnё mё shumё, asgjё tjetёr nuk do tё gjejё nga ky rrёfim!