Lajme Shqip Sunday, 26 February 2012 10:00

Njerëzit që hanë shpejt i dyfishojnë shanset e tyre për të pasur probleme me peshën trupore, vërtetojnë rezultatet e studimeve të reja japoneze. Shkencëtarët e Universitetit Osaka kanë studiuar zakonet e të ushqyerit tek 3.000 njerëz dhe rezultatet e studimit janë botuar në revistën mjekësore britanike.

Problemi i cili është studiuar veçanërisht, është lidhja e të ushqyerit me fitimin e kilogramëve. Është zbuluar se për shkak të kafshatave të mëdha dhe grumbullimit të ushqimit, stomaku nuk ka kohë të sinjalizoj ndjenjën e ngopjes, dhe ne hamë më shumë seç duhet dhe kështu fitohen kilogramët e tepërt.

“Nëse hani shpejt, ju faktikisht e mbushni stomakun para se të ai të fillojë sekretimin e acidit të tij, kështu që, që në fillim keni krijuar probleme me tretjen”, theksohet në studimin e bërë.

Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ngrënia e shpejt dhe stërngopja, nuk ndikon vetëm në peshën trupore, por edhe në shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë e saj.

Mos mendoni se këshilla që një kafshatë të përtypet 20 herë është një thënie e kotë! Ky është çelësi i shëndetit të traktit tretës. (LajmeShqip.com)