Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 10:15

Kolesteroli është një lloj yndyre që është e pranishme në çdo qelizë të njeriut dhe të shtazëve. Është pjesë përbërëse e membranës qelizore dhe merr pjesë në proçese metabolike. Nga ai krijohen disa lloje hormonesh (hormonet seksuale femërore dhe mashkullore). Më së shumti gjendet në produktet me prejardhje shtazore.

Është i njohur si shkaktar rreziku për sëmundjen e arteriosklerozës (dëmtimi i enëve të gjakut, posaçërisht arterieve) dhe, sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, ekziston ushqimi i cili mund të na ndihmojë në luftën kundër tij.

Qullë tërshëre
Tërshëra në formë qulli, përmban fibra të tretshme të cilat zvogëlojnë lipoproteinën (LLD) ose kolesterolin e ‘keq’. Fibrat e tilla mund t’i gjejmë edhe në fasule, molla, dardha dhe banane. Dhjetë gram tërshërë bashkë me frutat, e zvogëlojnë kolesterolin tuaj në baza ditore.

Arrat dhe bajamet
Studimet kanë treguar se arrat dhe bajamet jo vetëm që janë të mira për libidonën tuaj por, janë edhe shumë të suksesshëm në zbritjen e kolesterolit tuaj në gjak. Ato janë të pasura me substanca që i mbajnë enët tuaja të gjakut të shëndetshme dhe elastike. Ngrënia e tyre tregon përmirësim të dukshëm që pas 4 javësh konsumim. (LajmeShqip.com)