Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 13:11

Panxhari
Panxhari përshpejton metabolizmin dhe është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrnave. Hekuri dhe acidi folik zvogëlojnë nivelin e yndyrës në gjak, kështu që nuk ekziston mundësia që ajo të grumbullohet në enët e gjakut. Këshilla: Provoni t’a kombinoni lëngun e panxharit me lëngun e portokallit ose karrotës. Në kombinim me vitaminën C përmirësohet efekti i hekurit në organizëm.

Vitamina C
Kjo vitaminë e njohur si vitamina “kundra ftohjes” është shumë efikase në djegien e yndyrnave në trup. Ajo ndihmon në prodhimin e hormoneve të cilat ndikojnë në shndërrimin e yndyrnave në energji. Bombat e vërteta vitaminoze janë: limoni,kivi, grejpfruti, speci, brokoli dhe shega. Këshilla: Vitamina C posaçërisht ka ndikim të madh natën, edhe nëse kombinohet me proteinë. Prandaj para gjumit pini një gotë qumësht në të cilën keni shtuar disa pika limoni.

Hirra
Në hirrë gjendet një sasi e madhe e ujit, prandaj sasia e kalorive dhe yndyrës është shumë e vogël. Hirra përmban sasi të madhe të kalciumit, kaliumit, proteinave dhe vitaminës B2, që përshpejtojnë djegien e yndyrnave. Përveç kësaj, këta përbërës forcojnë edhe sistemin imun.

Xhenxhefili
Kjo rrënjë pikante përmban vajra eterike, të cilat ndihmojnë prodhimin e tëmthit dhe djegien e yndyrnave, si dhe ekskretimin e materieve te dëmshme nga organizmi. Enzimat në këtë rrënjë përmirësojnë tretjen.

Selino
Selinoja ka shije specifike sepse përmban sasi të madhe të vajrave të shëndosha eterike. Për këtë arsye përshpejton tretjen dhe shkëmbimin e materieve në organizëm. Përveç kësaj, përmban kalium, i cili ndikon pozitivisht në ekskretimin e lëngjeve. Këshilla: Rrënja e selinos të përdoret shpesh në përgatitjen e supave dhe salcave të ndryshme, si dhe të konsumohet e freskët.

Piperi i zi
Kur hani diçka djegëse, ju kaplon i nxehti dhe është mirë që ndodh kjo gjë! Nxehtësia në organizëm nxit shkëmbimin e materieve, nxitë qarkullimin e gjakut dhe hap poret. E gjithë kjo përshpejton shpërbërjen e yndyrnave.

Lakra
Lakra turshi është “djegës” i vërtetë i yndyrës dhe përmban sasi të madhe të vitaminës C. Përveç kësaj, lakra turshi është e pasur me acide laktike, që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për florën e zorrëve. Lakra ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e materieve të dëmshme nga organizmi.

Ananasi
Ananasi ka ndikim të posaçëm në organizëm. Ndër të tjera ai përmban edhe enzimën bromelin që nxit shkëmbimin e materieve dhe djegien e yndyrës. Kjo pemë tropikale nxit edhe ekskretimin e lëngjeve nga organizmi. Këshilla: Enzima bromelin është aktiv vetëm në ananasin e freskët. Ananasi në kanaçe gjithashtu përmban sasi të madhe të vitaminave, dhe më së miri do të ishte nëse konsumoni me jogurt.

Drithërat
Lajthitë dhe drithërat përmbajnë sasi të madhe të magnezit, i cili në organizëm nxit shkëmbimin e materieve. Me këtë rritet konsumimi i energjisë, kështu që yndyra nuk arrin të depozitohet në organizëm. Këshilla: Me rendësi është që të pini shumë lëngje. Rekomandohet si më i përshtatshëm uji mineral, i cili përmban sasi të madhe të magnezit (më shumë se 50 mm në 1 l). (LajmeShqip.com)