Lajme Shqip Sunday, 16 June 2013 00:29

Kishte mjaftuar vetëm lajmi që reperi Unikkatil do të plasonte këngën e re më 15 qershor, e kjo të ishte “tema e ditës” nëpër rrjetet sociale. Fansat e tij e kanë pritur me padurim këngën e re të reperit Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil.

Kënga mbanë titullin “U qova pi vorri”. Reperi në këtë këngë ka sjellur përshkrimin e tij për vizitën e parë në Kosovë ku ai edhe kishte mbajtur koncertin në Prishtinë, më 15 korrik të vitit të kaluar.

Unikkatil në tekstin e këngës së tij përshkruan ngjarjet më interesante që e kanë karakterizuar vizitën e tij në Kosovë. I njohur për tekstet e tij interesante ai në një moment thotë: “Qaty të Shqipnia, kufitari lypi pare, thash qe tash po e di që jam hi n’tokë shqiptare”.

Më tutje Unikkatil përmend edhe Mitrovicën, duke thënë se “atje kishte vetëm shki se Serbisë derën hapur ia kishin lanë”.

Unikkatil ka mbajtur koncert në Prishtinë më 15 korrik 2012. Në koncertin e tij, ishin të pranishëm rreth 25 mijë persona. 

 

Kënga: 

 

http://www.youtube.com/watch?v=0PamcatPNPM&feature=share