Lajme Shqip Sunday, 14 October 2012 13:00

Holivud – Aktorja Uma Thurman i është bashkuar ekipit realizues të filmit “Nymphomaniac” të Lars von Trier, xhirimet e të cilit aktualisht janë duke u zhvilluar në Gjermani. Ende është e panjohur se çfarë roli do të ketë në këtë dramë erotike ylli hollivudian.Aktorja 42-vjeçare më në fund ka rastin që të punojë me Von Trierin, shkruan ueb-faqja amerikane, “Hollywoodreporter”.

Drama “Nymphomaniac” bën fjalë për Jo (Charlotte Gejnsburg), beqaren e vjetër që rrëfen aventurat e saj erotike.

Në filmin i cili do të shfaqet vitin e ardhshëm së bashku me aktoren që fitoi një herë çmimin “Golden Globe”, Thurman, do të luajnë edhe Shia Lebuf, Jamie Bell, Stacy Martin, Connie Nielsen dhe disa aktorë të tjerë.

Ndërsa filmi po prodhohet nga Louise Vesth për “Entertainments Zentropa” në bashkëpunim me produksionin filmik “Bettina Brokemper” dhe do të xhirohet kryesisht në qytetin gjerman të Kolnit.

Thurman së fundmi ka mbaruar së xhiruari skenat e filmit “Playing for Keeps”, i cili do të shfaqet nëpër kinematë anembanë botës në fillim të vitit të ardhshëm.(LajmeShqip.com)