Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 10:38

Banda irlandeze e rock-ut U2, me turin “360 Degrees” u bёnë mё tё sukseshmit e tё gjitha kohёrave.

Shitjet e koncertit tё tyre mbrёmjen e sё Djelёs nё Sao Paulo, bёnё qё turi tё kapёrcente shumёn prej 554 milion dollarёsh, rekord i vendosur mё parё nga Rolling Stones me turin “Bigger Bang” i cili zgjati nga 2005 deri mё 2007-ёn.

Kur banda tё kompletojё turin edhe me 26 datat e tjera pёr koncerte, pritet qё tё mbledhi njё shumё prej 700 milion dollarёsh. Data finale e turit ёshtё mё 30 Korrik, nё Moncton tё Kanadasё.

Fillimet e kёtij turi u shtynё nё Maj tё 2010 kur lideri i grupit Bono ju nёnshtrua njё ndёrhyrjeje kirurgjikale pas njё plagosjeje qё pёsoi gjatё pёrgatitjeve pёr turin.

Menaxheri  i  U2, Paul McGuinness, thotё se parashikimet e fitimeve janё fantastike, megjithёse grupi ka shpenzuar shumё mbi produksionin pёr audiencёn.