Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 16:33

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së premtes. Pas një lidhjeje intensive dashurie me Monikën, një arkitekte italiane, futbollisti bukurosh ka vënë rrethin e martesës. Dasma është bërë në një prej resorteve më luksoze të Prishtinës, por dëshira e Lorikut ka qenë që të jetë sa më diskrete, ndaj deri në momentet e fundit detajet janë mbajtur të fshehura.

Ne kemi zbuluar se pjesë e ceremonisë janë bërë edhe kolegët e tij futbollistë. Sakaq, një tjetër ceremoni e vogël është bërë në Romë dy javë më parë. Çifti mblodhi në të vetëm njerëz të afërt dhe po ashtu u kujdes që të mos bëhej bujë në media e në publik. Nuk e dimë arsyen e insistimit të Lorikut për ta mbajtur kaq të fshehur atë që konsiderohet si dita më e lumtur e jetës, por me siguri mund të themi se kjo do të jetë e vështirë.

Duke qenë jo vetëm i suksesshëm në fushën e tij, por edhe shumë i kërkuar në showbiz si një ndër meshkujt më të pëlqyer, fotot apo detajet pritet të zbulohen një e nga një. Duke i kujtuar djaloshit bukurosh se me vendimin për martesë ka mërzitur shumë fanse, ne i urojmë çiftit një jetë të lumtur!