Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 14:01

Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson, i është bashkangjitur kohëve të fundit shout argjentinas “Bailando”, që është versioni i tyre i “Dancing With the Stars”.

Ajo me gruan Lakiho Spicer është paraqitur në këtë shou të martën, dhe si arsye të pjesëmarrjes së saj në këtë garë ka përmendur problemet financiare, transmetojnë mediet amerikane.

“Nuk kam para, por kam jetë dhe grua fenomenale, e cila kujdeset për mua. E di se nuk e meritoj një grua dhe fëmijë të tillë, por i kam dhe u jam shumë mirënjohës”, ka thënë Mike, i cili me Spicerin ka një vajzë, ndërsa nga lidhjet e mëparshme ka edhe pesë fëmijë të tjerë.