Lajme Shqip Saturday, 10 August 2013 20:05

Pasi i këndoi dhe e reklamoi pafundësisht ‘zogun e saj’, duke u prekur në publik, në videoklipe, apo duke e quajtur “zogu më i mirë prej krejtve”, këngëtarja Tuna ka ekspozuar pjesërisht pjesët intime në skenë.

Gjatë një koncerti në Preshevë, teksa po këndonte përpara fansave, pantallonat e shkurtra të Tunës, kanë qenë më të vogla e më të ngushta se ç’duhet. Kjo ka bërë që asaj t’i zbulohen pjesën intime, të cilat janë kapur nga aparati fotografik. Ndoshta kjo ka ndodhur edhe nga pakujdesia apo lëvizjet e shumta që këngëtarja realizon gjatë performancës, dhe Tuna ende nuk e di sa është ekspozuar.

Zhveshja e Tunës ka ‘çmendur’ sidomos fansat e saj meshkuj që ishin të shumtë në numër, të cilët në foto shfaqen entuziastë teksa brohorasin e duartrokasin këngëtaren e tyre të preferuar. Pas publikimit të këngës “Fenix”, në të cilën Tuna i këndon ‘zogut’, dhe që në kohë rekord u shndërrua në hitin e kësaj vere, datat e koncerteve për këngëtaren kanë arritur kulmin. Ajo shkon në koncerte bashkë me Cozman, rreperin nga Kosova me të cilin ajo ka bashkëpunuar për këngën, dhe u përfol se ka një lidhje dashurie të cilën Tuna s’ka pranuar ta konfirmojë./Bluetooth/