Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 11:58

Hollivud – Në Teatrin Kinez Graumans dje yjet e filmit Twilight kanë përjetësuar gjurmët e tyre në ‘tapetin’  hollivudian prej çimentoje. Ata kanë patur nderin të linin gjurmët në Teatrin Kinez ku kanë lënë gjurmët e tyre edhe 250 yje të tjerë të historisë së Hollivudit.

Taylor Lautner, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kanë qenë përkrah njëri-tjetrit kur kanë shkruar kaligrafinë e tyre mbi tapetin prej çimentoje dhe më pas kanë lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve të tyre. Kristenit e cila ishte veshur me këpucë me taka, ju dha një palë atlete për t’i veshur gjatë këtij momenti.

Treshja e aktorëve pritet të shihet sërish gjatë muajit nëntor, pasi do të transmetohet për herë të parë seria e parafundit e serialit Twilight, “Breaking Down I”. Drejtuesi i filmit Bill Condon, ditët e fundit ka thënë për Celebuzz se regjistrimi i serive të fundit ka qenë tepër i vështirë. Kjo për arsyen sepse Twilight trajton një temë të përshtatshme edhe për brezin e adoleshentëve, por zhvillimi i ngjarjeve të fundit, që çojnë në martesën dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale ndërmjet Belës dhe Eduardit, kanë bërë që skenat të jenë tepër të nxehta për t’u parë nga një adoleshent. Prandaj në përfundim të xhirimeve, shumë pjesë prej atij momenti janë shkurtuar.

Shfaqjen e pasionit dhe dashurisë gjatë filmit Kristen dhe Robert nuk duhet ta kenë patur aspak të vështirë, pasi ata janë çift edhe në jetën reale. Gjatë gjithë ceremonisë së djeshme ata janë parë duke flirtuar me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë në publik. Madje Kristen, e cila njihet për karakterin e saj të ndrojtur, i ka habitur të pranishmit me lirshmërinë e saj, aq sa duart i kanë rrëshqitur deri mbi pjesën e përparme të pantallonave të Pattinson.

Taylor Lautner-it, përkrah çiftit që flirtonte me njëri-tjetrin, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të buzëqeshte gjatë gjithë kohës.
Yjet e fundit që lanë gjurmët e tyre ishin Jennifer Aniston, Helen Mirren, Cher, Robert Downey Jr., Hugh Jackman, yjet e Harry Potter dhe Johnny Depp. (LajmeShqip.com)