Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 15:17

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë flitet për trendin e grimit i cili quhet ‘nude’, sepse fytyra duket sikur nuk ka fare grim, prej së cilës keni edhe një pamje shumë natyrale. Për këtë arsye, është mirë të dini disa truke se si të përdorni grimin që të duket i padukshëm dhe natyral.

Vetullat duhet të jenë të plota, të rregulluara dhe natyrale. Shmangni ngjyra të ndezura të buzëkuqit apo shkëlqyesit, pasi buzët duhet të duken sa më natyrale.

Qerpikët e theksuar në mënyrë diskrete me pak remel dhe nuancat natyrale të toneve si ajo ngjyrë kafe, rozë apo bezhë, mjaft mirë do ta theksojnë pamjen.

Këto trende janë përdorur edhe gjatë javës së modës në Londër 2012. Disa nga këto trende paraqiten qartazi edhe në fotot.

(LajmeShqip.com)