Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 11:02

Kylie Minogue shfaqet e transformuar aq sa është vështirë që ta njohësh. Shkak i këtij ndryshimi është protagonizmi i saj në filmin “Holy Motors”.

Australiania 44-vjeçare, pasi ka provuar suksesin në fushën e muzikës pop, tani ka nisur ta kërkojë suksesin edhe në kinema.

Imazhet e para të filmit “Holy Motors” kanë nisur të bëjnë xhiron e botës ku Kylie shfaqet përkrah Denis Lavant, i cili interpreton rolin e protagonistit tjetër kryesor.

Filmit flet për një dramë franceze, ku pasqyrohet vetmia dhe gjithçka tjetër brenda çiftit. Kylie Minogue interpreton rolin e Eva Grace dhe kastit të aktorëve i bashkohet një tjetër grua e bukur e Hollivudit, Eva Mendes që interpreton rolin e një personazhi pagëzuar Kay M.

Ajo është krejt e kundërta e gruas që portretizon Minogue. Mendes, njësoj si në përditshmëri, edhe në film shfaq sensualitetin e saj të cilin nuk mund të mos e ekspozojë edhe në fytyrën e saj.

Premiera e filmit “Holy Motors” në Britani pritet të mbahet më 28 Shtator. (LajmeShqip.com)