Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 16:47

Aktorja 39 vjeçare hollivudiane ka mrekulluar me pamjen e saj gjatë një fundjave në plazh me familjen e saj.

E veshur me një kostum plazhi të lehtë, ylli i serialit Beverly Hills, Tori Spelling është parë në momente familjare teksa ecte me vajzën e saj 7 muajshe dhe gjithashtu teksa shkëmbente puthje dhe përkëdheli me bashkëshortin e saj Dean. Të dy prindërit janë parë duke përkëdhelur edhe fëmijët e tjerë, Liam 5 vjeç dhe Stellën 4 vjeç.

Tori mbeti shtatzënë për herë të katërt vetëm një muaj pasi kishte sjellë në jetë vogëlushen Hattie. Përpara disa ditësh bashkëshorti i saj Dean është shprehur në një intervistë duke thënë:

“Është e çuditshme sesi njerëzit fajësojnë vetëm burrin në të tilla raste. Është njësoj sikur të të thonë ‘Hiqi duart nga gruaja jote’! Por në fakt faji nuk është vetëm i imi që Tori ngeli kaq shpejtë shtatzënë, sepse edhe tango për t’u kërcyer kërkon dy veta…”

Ndërsa vetë Tori nuk ka nguruar që të rrëfehet e të thotë:

 “Asnjëherë nuk ndihem e lumtur si atëherë kur jam shtatzënë. Dhe në këtë periudhë Dean nuk m’i ndan duart! Shpesh herë më thotë ‘Ti je gruaja shtatzënë më seksi’ dhe mua kjo gjë më bën shumë të lumtur. Literalisht do të bëja 10 fëmijë po të mundja.” (LajmeShqip.com)