Tom Hanks i rimbursoi koston e biletës së kinemasë dy admiruesëve të tij, të cilët i patën thënë se nuk e kishin pëlqyer filmin e tij të fundit “Larry Crowne”.
Dy admirues të tij e kanë parë Tom Hanksin në një pikë karburanti në Kaliforni dhe i kanë thënë se sapo kishin parë filmin e tij.
Kur Tom i ka pyetur se si i është dukur, ata i janë përgjigjur “Nuk ishte dhe aq i mirë!”.
Hanks 55-vjeçar i ka thënë: “ O Zot! Më vjen keq që keni ngelur të zhgënjyer. Si thoni sikur të më lejoni t’jua rimburdojë paratë e biletave?” dhe i nxorri nga portofoli 25 dollarë.
Faktikisht filmi i tij “Larry Crowne”, sëbashku me Julia Roberts, është zhytyr në një pus kritikash. (LajmeShqip.com)