Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 11:03

Tokio – Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Soni”, i cili konsiderohet si “baba i kompakt diskut”, Norio Ohga ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Studenti i dikurshëm i muzikologjisë në Univerzitetin për Art në Tokio, udhëhiqte me kompaninë japoneze prej vitit 1982 drei në vitin 1995 dhe e orientoi drejt arteve audiovizuale, muzikës, kinemasë dhe video lojërave.

“Nën udhëheqësin e tij gjiganti për elektronikë u bë pionier në industrinë zbavitëse”, theksohet në kumtesën e drejtorit të tanishëm të “Soni”-t, Hauard Stinger.

Përveç CD-së, e cila është krijuar prej tij, në listën e arritjeve të tij gjenden edhe negociatat me CBS-in në vitin 1968, të cilat sollën deri në krijimin e CBS/”Soni rekords” – kompania e cila më vonë do të bëhet “Soni mjuzik entertejnment”. Vendimin për ta blerë “Kolumbija pikçers” në vitin 1989 përfundimisht do ta bëjë “Soni”-n lider në sferën zbavitëse.

Përveç asaj Norio Ohga është autor edhe i logos së “Soni”-t, ndërsa ka marrë pjesë edhe në projektimin e konsolit “Plejstejshën”.