Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 13:00

Sezoni i ri ka sjellë dizajne elegante të cilat përshtaten fuqishëm me personalitetin femëror. Moda është më të vërtetë emocionuese, prandaj edhe këtë sezon dizenjuesi ka vendosur të sjellë në skenë rroba elegante të cilat përputhen në mënyrë perfekte me sensualitetin femëror.

Ashtu siç mund të vihet re edhe në këtë set fotografik, dizenjuesi ka preferuar më së shumti rrobat që vishen shpesh, rroba të rastit të kombinuara me elementë sportivë. Siç duket ky koleksion është vlerësuar shumë pasi ka ringritur vizionin e etikës së modës.

Relaksuese dhe shumë femërore, kështu ka vendosur ‘Tibi’ të prezantojë koleksionin pranverë 2013, në një ambient mjaft intim, të shoqëruar vetëm me fotografin dhe fotomodelen.

Karakteristikë e Tibit në koleksionin e tij ka qenë gjithmonë shumëllojshmëria e veshjes, rroba të përshtatshme në çdo rast, si psh. pulovra elegante, pantallona klasike, fundet dhe fustanet, të cilët dominojnë shumë në këtë koleksion. Ngjyrat e përdorura janë e kuqja, e bardha, e zeza dhe bluja, që do t’ju dhurojnë një pamje unike.

Dizenjuesi ka përfshirë në koleksionin e tij një variacion stilesh, si ajo klasikja, sportivja, elegantja dhe shik për kokteile.

(LajmeShqip.com)