Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 11:17

Reperi i njohur amerikan The Game ka konfirmuar ardhjen e tij në Prishtinë, nëpërmjet një video dhe publikimit të datës së tij në sajtin zyrtar të tijin. Një video e cila është lansuar nga “Powow Entertainment” , tregon reperin teksa thotë se do të vijë në kryeqytetin kosovar me 3 dhjetor.

“Prishtina… do të jem unë aty me tre dhjetor për ta ndezur atmosferën”, thotë The Game në këtë video. Ndryshe organizatorët ende nuk kanë bërë të ditur se sa do të kushtojnë biletat për koncertin i paraparë të mbahet në Sallën 1 Tetori.

The Game është reperi është njëri nga shumë të tillë që kanë koncertuar në Prishtinë viteve të fundit. Snoop Dogg, Loyd Banks, 50 cent, Busta Rhymes e X Zibit janë reperët që kanë performuar në kryeqytet. Dy nga këta koncerte ishin përcjellë me shumë probleme.

Ai i Busta Rhymes ishte anuluar natën kur 3 mijë veta ishin duke e pritur për ta mbajtur koncertin një natë më vonë. Ndërsa koncerti i kolegut të tij, X Zibit ishte përcjellë po ashtu me probleme.

Portali Lajme Shqip kishte raportuar nga vendi i ngjarjes se një orë para se reperi të dilte në skenë ishte alarmuar për një bombë. Por Policia e Kosovës pas ekzaminimit kishte gjetur se aty nuk ka asnjë bombë dhe koncerti ishte mbajtur në rregull. (LajmeShqip.com)