Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:37

Uashington – Kur amerikani Forrest Lunsëay para 30 vitesh pyeti të dashurën e saj Rose Pollard për t’u martuar me të, ajo u përgigj “Po”, por pas 30 vitesh. Më saktë, kur ai feston ditëlindjen e 100. Ashtu edhe ndodhi.

Pollard 90-vjeçare dhe partneri i saj 100-vjeçar pranuan para pak kohësh t’i thonë njëri-tjetrit “Po” në Orange County në Californi dhe kështu u bënë çifti më i vjetër në botë që martohen. Me vite ata ishin në lidhje dhe e njihnin njëri-tjetrin, duke pritur ditën e martesës së tyre.

Këshilla e tyre për lidhje të mirë është shumë e thjeshtë. Ata thonë se është e domosdoshme që çifti të njihet mirë. “Jepni vetes kohë për t’u njohur. Mësoni se a pëlqeni të njëjtat gjëra dhe të njëjtat vlera”, tha Rose për gazetën “The Daily”.