Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 13:12

Në mediet rozë po qarkullon një fotografi e aktores Teuta Krasniqi e cila shihet se është afër një mashkulli i cili u cilësua si ‘mashkull serioz’ e që më pas thanë se mund të jetë në lidhje me të.

Gazeta Tribuna ka kontaktuar me aktoren e cila e ka zbuluar se kush është ky burrë dhe ka shpjeguar marrëdhënien që ka më të.

Teuta ka thënë se ai është regjisori i shfaqjes ‘Gishti’ Erson Zymberi dhe se ai është vetëm shok dhe koleg i saj. Më poshtë keni fjalët e saj:

“Ja kan “huq” shume fotos hahahah… Ajo foto eshte bo pas premieres se shfaqjes “Gishti” e ai ne foto eshte regjisori i shfaqjes Erson Zymberi e qe nuk eshte aspak “mashkulli misterioz” por fytyre e njohur per ata qe e njohin pak teatrin. Kjo eshte foto ne “Bon Vivant” pas premieres dhe aty kane qene edhe dy koleget tona Irena dhe Edona. Po shihet qe eshte prere foto vec per titull tendencioz. Dmth sa i perket fotos ja kane huq shume sepse Ersonin e kam shok dhe koleg, e sa i perket asaj a jam prane nje lidhje me dike, eshte qeshtje imja private”. /Gazeta Tribuna/