Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 08:22

Një material hetimor i mbërritur nga drejtësia holandeze, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë verifikimet për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Frederik Ndoci.

Numri i celularit të artistit Ndoci, rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët holandezë, të cilët po hetonin veprimtarinë e një shqiptari të quajtur Fatlum Kadija, i njohur më mirë si lti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë, transmeton shqiptarja.

Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Holanda në Shqipëri, Fatlum Kadija rezulton i dënuar për një vrasje në vitin 2002 dhe se ka lidhje të forta me një organizatë kriminale që veprimtarinë e saj e ka në trafikun e narkotikëve dhe ku drejtuesit e saj janë nga Fieri.