Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 09:30

Ushqimet e yndyrshme, me shumë kalori janë të preferuarat e shumë njerëzve. Patatet e skuqura, salsiçet dhe salcat janë ushqimet që një pjesë e njerëzve i hanë me shumë qejf dhe nuk shkëputen dot prej tyre edhe kur vënë re problem në shëndetin e tyre.

Kjo është një “dashuri e lindur” që është fshehur në ADN-në tonë. E thënë më thjesht, yndyra është një nga shijet bazë të perceptuara në shijen tonë që në lindje.

Një grup shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit, në një studim të publikuar në “Journal of Lipid Research”, shpjegon se bashkë me fushat e tjera të perceptimit të shijes, si e ëmbla, e kripura, e hidhura, ka lindur edhe e yndyrshmja. Fjala saktësisht është për genin CD36 që gjendet në ADN-në tuaj.