Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 08:22

Taylor Swift i ka thënë jo një oferte për të pozuar së bashku me të dashurin e saj për firmën Armani.

Ylli i popit ka refuzuar kështu një shumë prej rreth 10 milionë eurosh për arsyen se kampanja e modës do të reklamonte të brendshme. Burime nga Armani kanë thënë për Mirror se Swift nuk dëshiron të tregojë trupin e saj sepse ajo ka frikë mos kjo gjë do ta dëmtonte imazhin e saj, transmeton Koha.net.

Ajo është kërkuar të pozojë së bashku me të dashurin e saj Clavin Harris. Po të kishin qenë të martuar çifti, mbase gjërat do të ishin më ndryshe , ka shtuar burimi.

Taylor nuk dëshiron të zhvishet dhe vendimi i saj nuk është shumë i befasishëm. Ajo nuk ka dashur të dëshpërojë fansat e saj.