Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 10:20

Jeta private e saj mund të mos ketë shkuar edhe aq mirë, por ajo profesionalja ka shkuar për mrekulli, duke i sjellë fitime marramendëse. Këngëtarja amerikane e muzikës kauntri, Taylor Swift, ka kryesuar listën e këngëtarëve në lidhje me fitimet gjatë vitit 2011. Ajo është shndërruar në artisten e vetme në botë që përgjatë një viti ka arkëtuar 27.1 milion euro nga e gjithë veprimtaria e saj artistike.

Kjo listë, një vit më parë kryesohej nga banda e muzikës rrok, “U2” të cilët këtë vit janë mjaftuar me vendin e dytë, pasi vijimi i turneut nuk ka rezultuar të jetë aq i suksesshëm sa një vit më parë.

Adele, fenomeni britanik i muzikës që fitoi gjashtë çmime Grammy me albumin e saj “21”, i cili ka qënë edhe albumi më i shitur i vitit, të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për t’i korrur fitime të majme aq sa për të kryesuar toplistën. Me një fitim prej vetëm 9.9 milion euro përgjatë vitit 2011, Adele tashmë ka preferuar të tërhiqet nga skena e muzikës për pak pushim, ndonëse flitet se ajo do të jetë pjesë e spektaklit madhështor të mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës gjatë muajve të nxehtë të verës.

Një rënie të vazhdueshme shënon Rihanna, e cila, ndonëse është këngëtarja që kryeson listën e shkarkimeve nga interneti, nuk ka të njëjtin sukses kur bëhet fjalë për fitime monetare, aq sa nuk përfshihet as në dhjetëshen e 10 më të pasurve të vitit.

Klasifikimi sipas fitimeve vijon si më poshtë:

1. Taylor Swift, $ 35,719,902

2. U2, $ 32,116,315

3. Kenny Chesney, $ 29,837,103

4. Lady Gaga, $ 25,353,039

5. Lil Wayne, $ 23,178,722

6. Sade, $ 16,382,809

7. Bon Jovi, $ 15,835,856

8. Celine Dion, $ 14,261,515

9. Jason Aldean, $ 13,409,011

10. Adele, $ 13,081,909

(LajmeShqip.com)