Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 16:47

Nju Delhi – Pas prodhimit të automobilit më të lirë në botë, kompania indiane “Tata” planifikon zgjerim të veprimit në sektorin ndërtimor, me promovimin e “shtëpisë më të lirë në botë”.

Bëhet fjalë për një projekt, i cili në treg do të lansohet në vitin e ardhshëm dhe me të cilin për një javë do të mund të ndërtohet një shtëpi me çmim prej vetëm 500 euro.

“Kjo do të jetë një shtëpi që lehtë do të ndërtohet për shtatë ditë. Modeli bazë prej 20 metrash katrorë dhe çatia e rrafshët do të kushtojë rreth 500 euro”, kumtoi zëdhënësi i “Tata”-s.

Sipas tij, krahas kësaj, janë parashikuar edhe “modele më të gjera dhe diçka më të shtrenjta”, midis të cilave edhe prej atyre të pajisura me panele diellore.

Këto “shtëpi më të lira në botë”, kryesisht do t’u dedikohen shtresave më të varfëra të popullsisë në botë.