Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 08:28

Këngëtarja Rita Ora është duke qëndruar në New York për “Javën e modës”, ndërkohë që qëndrimin aty është duke e shfrytëzuar edhe për promovimin e këngës së saj më të re.

Ajo u shfaq në “Mirëmëngjesi Amerika” në orët e para të së mërkurës, duke befasuar me veshjen e saj, që ishte shumë ndryshe nga herët e tjera, por si gjithmonë shumë e bukur.

E buzëqeshur dhe e veshur e gjitha në të zeza, Rita nuk ngurroi që të përshendetëse njerëzit para emisionit të mëngjesit.